Strategjia për pranimin e Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, miratimi i të cilave pritet të bëhet sot, është i mirë për të gjithë rajonin dhe ky është një hap i madh përpara për Brukselin.
Kështu ka deklaruar ministrja e Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajloviq.
Ajo tha se për shkak se ende nuk është e mundur të kenë një pasqyrë të tekstit të plot, pikat përfundimtare nuk mund të shprehen, por vlerësoi se gjersa në strategji përmendet viti, kjo domethënë , një hap i madh përpara për vetë BE-në, sepse sipas saj do të ishte hera e parë që përmendet një vit të caktuar për hyrjen e Serbisë në BE, transmeton Klan Kosova.