Është anuluar vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Kosovë për shkak të mjegullës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi, që ka thënë se arsyeja është e anulimit janë kushtet atmosferike.
Markoviq pritej që sot të arrinte në orën 08:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, por mjegulla fillimisht detyroi shtyrjen e aterrimit, ndërsa tani vizita e tij është anuluar.