Konjufca paralajmëron protesta dhe demonstrata për rastin Dehari

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se dje më 5 nëntor ka përfunduar afati kohor që i kanë dhënë institucioneve të Kosovës me kërkesat e parashtruara që të ketë një hetim të pavarur dhe ndërkombëtar për vdekjen në burg të Astrit Deharit.

Konjufca në një konferencë për medie tha se ky afat kohor ka përfunduar dhe se asnjëra prej kërkesave nuk janë realizuar, shkruan Express.

“Në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizreni, VV më 5 nëntor pat organizuar një marsh protestues me kërkesa të qarta për institucionet e Kosovës. Aty ka qenë një afat i dhënë për institucionet nga ky marsh me kërkesa dhe në ditën e djeshme është kryer ky afati për t’u përgjigjur në këto kërkesa. Deri më tash asnjëra nuk është realizuar prej këtyre, dhe njëra prej kërkesave kryesore ka qenë edhe një hetim i pavarur”, tha Konjufca.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës më tej përmendi edhe disa kërkesat që kanë të bëjnë me shkarkimin e disa nga udhëheqësve nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë rast.

“Kërkesë ka qenë shkarkimi i Dhurata Hoxhës atëherë si ministre e drejtësisë, edhe pse tash ka ndërruar dikasterin ajo vazhdon të jetë në Qeveri.  Shkarkimi i Shpend Maxhunit e këtyre që është drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Nexhmi Krasniqi- komandat në rajonin e Pejës, Fatos Makolli në kuadër të policisë si drejtor kundër terrorizmit. Nga Këshilli Prokurorial kemi kërkuar shkarkimin e tre prokurorëve që ishin të kyçur në rastin e 5 aktivistëve: Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdyrrahim Islami”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, ka pas vonesa të vazhdueshme të vullnetit politik për t’i hapur rrugë drejtësisë dhe të plotësohet kërkesa e vetme e familjes qe të ketë hetim ndërkombëtarë.

“VV gjithmonë ka si obligim ta ngris rastin e Astrirt Deharit për sa kohë të jemi gjallë”, shtoi më tej ai, ndërkohë që nuk ka lënë anash mundësinë që VV të organizojë edhe demonstrata.

“Fillojmë me një interpelancë për kryemininistrin  ku i kërkojmë llogari pse s’ka marr vendime të duhura politike për hetimet. Ka kalur edhe afati prej 5 nëntoti, afëti prej 3 muajsh, ku ja kemi bërë me dije këto kërkesa qeverisë. S’përjashtohen as protestat, nëse qeveria si hap rrugë drejtësisë do jetë një reagim më i fuqishëm qytetar, po si përjashtoj që VV të thërrasë demonstratë , krejt këto varen nga vendimet dhe vullneti politik, nëse nuk hetohet rasti i Deharit”, përfundoi Konjufca.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme