Akuzat e Bekim Jasharit ndaj Sami Lushtakut: Gjatë luftës iku në Gjermani, m’i la vetë babën dhe mixhën

Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka shpërthyer sot në akuza ndaj ish –kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut. Përveç se e ka akuzuar për bllokim të punës së Komunës së Skënderajt, ka thënë se Lushtaku gjatë luftës “ i ka lënë babën dhe migjën e tij në Kosovë ndërsa vet ka ikur në Gjermani.

Ai ka thënë se po sabotohet nga Lushtaku i cili gjithçka ka orkestruar këtë veprim me partitë opozitare.

“Mu më befasoi fakti sot se pse 3 këshilltarët e AKR’së nuk erdhën që kanë qenë në seancën e fundit …pse iu bashkëngjiten këtij grupi… se Sami Lushtaku nuk më befason aspak, Sami Lushtaku edhe babën edhe migjen tem në  93’tën i ka lon, 5 vite ka ik në Gjermani. S’më befason ai,  sepse është po ai Samia që ka qenë atëherë” ka thënë Jashari.

Ndryshe, Jashari ka thënë se sot një pjesë e këshilltarëve komunal kanë lëshuar seancën dhe duke bllokuar punimet.

“Fillimisht një pjesë këshilltarëve komunal nga radhët e PDK-së lëshuan seancën e datës 30 janar, duke bllokuar zgjedhjen e komiteteve funksionale obligative për funksionimin e kuvendit, por në bashkëveprim me këshilltaret e partive të tjera arritën të bllokojnë zgjedhjen e këtyre komiteteve. Sot vazhdimin e seancës e bllokuan edhe një pjesë e këshilltarëve. Qeveria e kaluar nuk e ka parë të arsyeshme që në plan zhvillimor për pesë vite, nga 2017 deri në 2021 të mos ndajë më shumë se 6 hektarë parcelë si zonë ekonomike dhe atë ku në Runikë, duke pasur hapësira të mjaftueshme dhe vende më të mira dhe më joshëse për investim”, ka thënë Jashari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme