Seanca gjyqësorë për rastin Sopoti sot u anulua shkaku se është caktuar gjykatës i ri në lëndë me orarin e fundit vjetor të Penales. Darko Todorovski është gjykatësi i ri i caktuar për gjykimin e Sopotit. Seanca e re është caktuar më 2 mars, ku dëshmi duhet të japin pesë zyrtarë policie, transmeton Medial.mk.
Avokati Naser Raufi në deklaratën për media tha se nëse lejon gjyqi, si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor ndoshta do të thirren edhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.
Prokurorët nga Specialja thanë se qëndrojnë pas akuzës me propozimin që të shpalosen të gjithë provat e propozuara. Të akuzuarit thanë se qëndrojnë pas mbrojtjes së dhënë gjatë gjithë këtyre 14 viteve dhe insistojnë që ky proces të mbarojë njëherë e përgjithmonë. /Medial.mk