Anulohet Sopoti, Sulejmani: “U bënë 14 vite, kjo është tepër”

Seanca gjyqësorë për rastin Sopoti sot u anulua shkaku se është caktuar gjykatës i ri në lëndë me orarin e fundit vjetor të Penales. Darko Todorovski është gjykatësi i ri i caktuar për gjykimin e Sopotit.

Prokurorët nga Specialja thanë se qëndrojnë pas akuzës me propozimin që të shpalosen të gjithë provat e propozuara. Të akuzuarit thanë se qëndrojnë pas mbrojtjes së dhënë gjatë gjithë këtyre 14 viteve dhe insistojnë që ky proces të mbarojë njëherë e përgjithmonë. I akuzuari i parë Sulejman Sulejmani i cili tashmë ka 74 vjet, u ankua se nuk mund të durojë më gjykime dhe endje, njofton Shenja.

“E din edhe bota akuzën por nuk e kam bërë atë gjë. Forcë e madhe ma ka bë këtë vetëm. Edhe qindra vjet qëndroj në qato deklarata. I kam 73 vjet, kjo është tepër më. 14 vjet më vij këtu. E lus Zotin të ketë drejtësi se u bënë 14 vjet”, ka thënë Sulejman Sulejmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme