Tahiri i ankohet Turqisë se nuk po bashkëpunon në ekstradimin e të dyshuarve kosovarë për terrorizëm

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar zëvendësministrin e drejtësisë turke, Bilal Uçar.

Tahiri thotë se me zyrtarin turk për drejtësi kanë diskutuar për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin juridik.

“Fuqizimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mbesin ndër prioritetet themelore të mandatit tim. Këto çështje i ndava me zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, z. Bilal Uçar. Vlerësova lartë mbështetjen e Turqisë për Kosovën, sidomos në aspektin e njohjeve dhe shpreha gatishmërinë për të kultivuar edhe më tutje marrëdhëniet e mira ndërshtetërore”, ka njoftuar Tahiri, shkruan Periskopi.

Por, ministri Tahiri thotë se ka shprehur shqetësimin e tij për moszbatimin e marrëveshjes Turqi – Kosovë për ekstradimin e shtetasve kosovarë, që dyshohen për terrorizëm.

“Në të njëjtën kohë, shpreha shqetësimin tim për moszbatimin e mjaftueshëm të marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellët juridike nga ana e prokurorisë turke në kërkesat e Kosovës, në lidhje me ekstradimin e disa shtetasve kosovar që veprojnë në Turqi dhe që dyshohet që janë të infiltruar në organizata terroriste. Nga zëvendësministri turk mora konfirmimin dhe zotimin që këto kërkesa do të trajtohen me prioritet. Terrorizmi dhe krimi i organizuar janë ndër kërcënimet kryesore trans-nacionale sot në botë që i afektojnë të dy shtetet tona, andaj edhe kërkojnë angazhime të përbashkëta për luftimin e tyre”, ka thënë Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme