Edhe 654 policë të rinjë i bashkohen MPB-së

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 17:11

Në Qendrën për trajnim në Idrizovë sot pas trajnimit të suksesshëm njëvjeçar solemnisht janë promovuar 654 nëpunësit e rinj policorë, nga të cilët 143 janë gra.

Duke iu referuar nëpunësve të rinj policorë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i porositi të jenë roje pakompromis të rendit dhe ligjeve, por edhe të nderit profesional dhe dinjitetit personalisht dhe të institucionit të cilin e përfaqësojnë. Në këtë kohë, theksoi ai, policia e Maqedonisë është e përballur sipas ndërlikimit ndoshta me detyrën më të madhe ­ konstituimin e institucionit i cili në çdo pikëpamje do të jetë jo vetëm roje kredibile e rendit dhe ligjshmërisë, por edhe garanci për sigurinë dhe paqen e çdo qytetari.

“Integrimi nuk ndërtohet me marrje mito, me mosrespektimin e ligjeve ose me selektimin e drejtësisë, me keqpërdorimin e obligimeve dhe autorizimet zyrtare ose standardet e tilla të ngjashme dhe vlerat të cilat me vite mbrapa e sollën Maqedoninë deri në skajin e humnerës”, tha Spasovski.

Në fjalim, drejtori i byrosë për siguri publike Mitko Çavkov theksoi se nga nëpunësit e rinj policorë pritet përkushtim maksimal, ndershmëri, humanizëm dhe përgjegjësi gjatë realizimit të detyrave. Iu porositi se prej tyre do të varet lufta me të gjitha sfidat dhe të gjitha llojet e krimit me të cilat përballen qytetarët e Republikës së Maqedonisë, përmirësimin e sigurisë në komunikacion, por edhe sigurimin e kufijve shtetërorë.

Punë të suksesshme dhe profesionale të nëpunësve të rinj policorë iu dëshiroi edhe zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Oliver Andonov dhe u bëri thirrje në ekzekutimin e plotë të ligjeve, si dhe respektim të kushtetutës së të drejtave themelore njerëzore dhe civile.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme