Prokororët dhe zyrtarët e policisë kanë shtrirë bastisjet e tyre në objektet e kompanisë së veturave Audi në qytetin e Ingolstadit dhe Neckarsulmit. Prodhuesi i makinave dyshohet se ka manipuluar në makina më shumë se sa deri më tani e ka pranuar.
Prokurorët dhe zyrtarët policorë të Mynihut nga shteti i Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden-Wurttembergut të martën kanë kontrolluar disa makina Audi në Ingolstadt, dhe në fabrikën e gjigandit të prodhimit të automjeteve në Neckarsulm, raportohet sipas “Suddeutsche Zeitung”.
Gazeta tha se 18 prokurorë dhe një numër jo i verifikueshëm i policëve kanë marrë pjesë në këtë bastisje. Audi, një nga 12 markat e Volkswagenit e ka konfirmuar bashkëpunimin me hetuesit prokurorë, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Raporti tha se bastisjet u kryen sepse Audi besohet të ketë manipuluar nivelet e emetimeve në më shumë se 200,000 makina për tregjet evropiane dhe amerikane.
Audi është akuzuar për ndërprerjen e softuerit që kontrollon sistemet e pastrimit të gazrave kur automjeti ishte në lëvizje./Periskopi/