Partitë shqiptare e përshëndesin qëndrimin e Qeverisë për emër me përcaktues gjeografik dhe riemërimet.
Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela pas takimit me ambasadorin Samuel Zhbogar tha se mirëpret riemërimin e autostradës dhe aeroportit si përpjekje për të krijuar mirëbesim mes dy shteteve. Megjithatë Sela tha se është kundër një emri i cili nuk do të përkthehej edhe në gjuhën shqipe.
Ndryshe, javën e ardhshme pritet që ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin, Metju Nimic t’i takojë ministrat e jashtëm të të dyja palëve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas.