Krasniqi-ambasadorëve: Kosova ka pasur net më të rrezikshme se 22 dhjetori

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili natën e 22 dhjetorit kur u tentua shfuqizimi i Speciales, e cilësoi si natën më të rrezikshme të Kosovës që nga lufta, shkruan Periskopi.

Në Debat D, Krasniqi ka thënë se Kosova ka pasur shumë net të tjera më të rrezikshme, se ajo kur u tentua shfuqizimi i Speciales.

Ai ka thënë se shumë nga deputetët që nënshkruan iniciativën, tashmë kanë hequr dorë dhe nuk do të votojnë pro shfuqizimit të kësaj Gjykate, për të cilën thotë se do t’i shkaktojë dëme të mëdha Kosovës.

“Kemi me ja pa sherrin kësaj Gjykate”, tha ai ndër të tjerash.

Tutje ai tha se ka një frustrim të madh, meqë BE’ja nganjëherë po shton kushte, e nganjëherë po largon për liberalizimin e vizave./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme