Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.