Haradinaj: Miqësia me ShBA-të është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë në Washingon, ndërsa ka thënë se pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në.

Haradinaj ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë janë  krenarë.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Në shtëpinë tonë, në Washington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre.

Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer.

Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në.

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme