Ramush Haradinaj e fshin Thaçin nga fotografia me zyrtarët amerikanë

Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar egoist pas takimit që ka pasur me Herbert McMaster, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Donald Trump në Washington. Në të njëjtën tavolinë ka qenë i ulur edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po ashtu, një politikan me natyrë egoiste, por Ramush Haradinaj e ka fshehur praninë e tij edhe me fotografi edhe me atë që ka shkruar

Thaçi dhe Haradinaj po qëndrojnë në Washington ku po marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Por, Haradinaj ka bërë diçka që në fakt e bën Thaçi në politikë. Ai ka njoftuar për një takim që ka pasur me zyrtarë amerikanë, por ka fshehur shefin e shtetit, Hashim Thaçi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Në shtëpinë tonë, në Ëashington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre.

Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Mattheë Palmer.

Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në.

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!

RH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme