Berisha zbulon telefonatën me Erdogan, ja çfarë i kërkoi presidenti i Turqisë!

eksa ka akuzuar kryeministrin Rama për votën e Shqipërisë në OKB, ish-kryeministri Berisha ka treguar për herë të parë një telfonatë me Erdoganin në vitin 2012.
“Më 28 nëntor 2012 kam pasur telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë se unë nuk ndjek kurrë politikë tjetër përvec SHBA. I kam thënë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë”- tha Berisha.

Ai ka shtuar më tej se kjo rezolutë duhet tërhequr, pasi kërkon përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme.

“Rezoluta që votuan bijtë e etërve në Stamboll kërkon përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme, u them shqiptarëve një gjë, po të mos jenë SHBA, Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është dhe ndoshta luftë botërore do të kishte. Pas anëtarësimit në NATO kemi përcaktuar do votohet cdo rezolutë si SHBA-ja, po ju them prerë se nëse Trump sulmon Korenë e Veriut Shqipëria të jetë ndër vendet e para që e mbështet, fati i kësaj bote pa SHBA nuk ka asnjë të garantuar, ata nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Nëse nuk ta tha Donald Lu, të ka thënë Donald Trump”- tha Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme