Vjedhje si nëpër filma në Tiranë; autorët largohen me 500 mijë € bizhuteri

Një dyqan bizhuterish është grabitur këtë të shtunë në Tiranë, në zonën tek Pazari i Ri, bëjnë të ditur burime policore.

Sipas burimeve, agjentët që kanë mbikëqyrur vendin e ngjarjes kanë konstatuar se autorët kanë çarë murin e një banese ngjitur me dyqanin dhe më pas e kanë grabitur atë, raporton TopChannel.

Nga llogaritjet e para rezulton se grabitësit kanë marrë me vete 10 kilogramë flori, 30 kilogramë argjend dhe bizhuteri të tjera, me vlerë deri në 500 mijë euro.

Dyqani rezulton në pronësi të shtetasit Pavlo Shkarpa dhe sipas burimeve, grabitja është kryer rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme