Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga sot do të mbajnë vazhdimisht çdo të premte konferenca për zhvillimet në vend. Sipas tij, është e rëndësishme që t’i informojnë qytetarët për përballjen e tyre si opozitë
Hoti në konferencën për media tha se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e izoluar si tani.
“Qeveria Haradinaj ka thyer rekordin e degradimit të shtetit, askush s’do të mund të bënte një gjë të tillë për katër muaj.
Asnjëherë Kosova nuk ka qenë më e izoluar si tani saqë janë vënë sanksione.
Nuk kemi parë asnjë vizitë të kryeministrit jashtë vendit dhe as s’kemi pasur asnjë vizitë të rëndësishme.
Për 100 ditë kemi parë Qeveri megalomane me 21 ministra e shumë zv.ministra”, u shpreh Hoti.
Kemi ministër për sulme ndaj shqiptarëve, një që ka bërë shkelje ligji duke gjuajtur me armë, një që dyshohet për uzurpime, e kryeministër që fyen gazetarët.