Ish-kryeministri Nikolla Gruevski mori pjesë në seancën e sotme të lëndës “TNT”, ku ai, Mile Janakieski, Toni Jakimovski dhe katër të tjerë janë të akuzuar për rënimin e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit.
Edhe pse gjykatësi vendosi që të shtyhet seanca për javën e ardhshme, pra më 15 shkurt, mbrojtja e Gruevskit shprehu pakënaqësi, pasi që koha, sipas tyre, është mjaft e shkurtër.
I nervozuar, Gruevski i tha gjykatësit se kjo gjë nukë shtë në rregull pasi që secilën ditë do të jetë në gjykata dhe nuk ka kohë t’i dëgjoj përgjimet. Gruevski u tha gjykatësve se Zaevit ia kanë shtyrë gjykimin.
Edhe Mile Janakieski u ankua njëjtë, duke thënë se Zaevit i është shty gjykimi për dy muaj, e atij vetëm për tre ditë dhe se kjo nuk është njerëzore që ai të ketë pes gjykime në tre ditë.
Gjykatësi Ognen Stavrev vendosi që mos t’u jepen materialet të akuzuarve, dhe të njëjtat t’i dëgjojnë në seancë. Për këtë vendim, Gruevski reagoi dhe tha se nuk bëhet fjalë për gjykim, por për një farsë.