Ish Kryetari i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI Nevzat Bejta ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, për shkelje të shumta të ligjit, të cilat janë evidente në këto 100 ditët e para, njofton Medial.mk
Bejta ka drejtuar akuza drejt Taravarit në shumë sfera të menaxhimit.
“ Largohen nga vendet e tyre të punës, dhe drejtohen në pozita më të ulta të punës 15 administrator dhe bashkëpunëtorë të mi. Personat të cilët kanë qenë të afër me mua nuk kanë as karrige, as kompjuter, as kushte minimale për punë. Ka bërrë shkarkimin e disa drejtorëve në kundërshtim me ligjin, këtë e vërtetoj edhe Komisioni i arsimit i shkallës së dytë Pranë Ministrisë së Arsimit, i cili ka dhënë pëlqim që të njëjtit të kthehen në vendet e punës. Largim nga puna të 41 mësimdhënësve, në vend të tyre punëson militant partiak, të pa diplomuar. Punësime partiake në administratën e Komunës. Ai për 100 ditë ka punësuar 50 të punësuar. Në njësinë e zjarrfikësve ka punësuar 15 persona militant partiak, të cilët janë në kundërshtim të ligjit. Punësime të tillë ka edhe në shumë ndërmarrje të Gostivarit. Kryetarë I Këshilli të Komunës është Nasir Musliu nga radhët e BDI, port ë njëjtit nuk I është dhënë zyre për punë”, akuzon ish Kryetari Bejta.