Sot bëhen 100 ditë prej kur kemi ndryshim të udhëheqjes së Komunës së Gostivarit, por fatkeqësisht, Komuna e Gostivarit edhe më tutje vazhdon të jetë në pengmarrje. Dega e RDK-së në Gostivar në vazhdimësi ka theksuar se Gostivari njëherë e përgjithmonë duhej të çlirohet nga pengmarrja, dhe këto 100 ditë janë të mjaftueshme për të konkluduar se kjo pengmarrje do të vazhdoj edhe më tutje, deri në momentin kur qytetarët e Komunës së Gostivarit, do të vendosin që ti japin fund kësaj pengmarrje.
Në zgjedhjet e fundit lokale, RDK-ja doli me slloganin “E vërteta për Gostivarin,” dhe këto 100 ditë të udhëheqjes së komunës, më shumë se kurdoherë konfirmojnë se vetëm k mesazh mund të çliroj Gostivarin nga kjo pengmarrje që është duke zgjatur më shumë se 20 vite. Sot e kësaj dite, Gostivari vazhdon të ngel në vend-numëro, përshkak të dy koncepteve të ndërtuara në baza personale, që kanë për qëllim kamuflimin e së vërtetës, duke tentuar të prezentohen disa “të vërteta” për këtë subjekt politik ose atë koncept, e gjitha në dëm të së “vërtetës për Gostivarin.
” Mandatet për të udhëheq me Komunën e Gostivarit vin e shkojnë, ndërsa fatkeqësisht, udhëheqësit harxhojnë tërë mandatin duke
akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime, që shërben si ushqim i kamufluar për votuesit, por
Gostivari vazhdon të ngel në vend-numëro. Dega e RDK-së në Gostivar vlerëson se Gostivari do të vazhdoj të ngel në pengmarrje, deri në momentin kur do të thuhet “e vërteta për Gostivarin,” dhe jo vetëm njëra anë e së vërtetës. Gostivari do të vazhdoj të ngel në vend-numëro, deri në momentin kur do të përfundojnë mashtrimet publike se jeni kundër VMRO-DPMNE, ndërsa vazhdoni koalicionin me po të njejtit, duke emëruar drejtor të po të njëjtës parti në shkolla, çerdhe, dhe ndërmarrje publike. Gostivari do të vazhdoj të ngel në vend-numëro, deri në momentin kur do të thuhet e vërteta se nuk është bë asnjë investim i vetëm për 100 ditë, dhe jo të manipulohen qytetarët nëpërmes rrjetit social. Gostivari do të vazhdoj të ngel në pengamrrje, deri në momentin kur filozofia e “lajmeve të rrejshme” të marr fund si moto e veprimit politik. Gostivari do të çlirohet nga kjo pengmarrje, atëherë kur akuzat ndaj njëritjetrit të jenë reale, të bazuara në ligj, dhe jo vetëm kamuflim dhe manipulim i popullatës.
Dega e RDK-së në Gostivar vlerëson se Gostivari do të çlirohet njëherë e përgjithmonë, vetëm atëherë kur do të thuhet “e vërteta për Gostivarin.”
E vërteta për Gostivarin është motoja e vetme e përfundimit të pengamrrjes 20 vjeçare, dhe Dega e RDK-së në Gostivar do të jap kontributin maksimal në këtë drejtim. Ne nuk do të pushojmë asnjëherë, deri kur gjith e vërteta për Gostivarin të del në sipërfaqe.
Dega e RDK-së në Gostivar,