Edhe pas dhjetë vjetëve institucionet e Kosovës ballafaqohen me normën e lartë të informalitetitit, i cili llogaritet të jetë 31.7 për qind e Bruto Produktit Vendor.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temë “Luftimi i informalitetit, hapat e deritanishëm dhe rruga përpara”, ku u theksuar se në veri po rritet .
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se në luftimin e dukurisë së ekonomisë jo formale, gjitha institucionet që kanë inspektorate kanë përgjegjësit e tyre që t’i ndihmojnë ATK-së.
Sipas tij, vetëm puna e përbashkët me institucione tjera me inspektoratin e punës, shëndetësisë dhe inspektorate tjera që vënë rregull në administrimin e tyre mund të bëjnë të lehtë konkurrencën dhe luftimin e ekonomisë jo formale.
“31 për qind të Bruto Produktiv Vendor, sigurisht që është një përqindje jashtëzakonisht e lartë që lenë shumë punë për institucionet, për ATK-në, përparësi e këtij studimi është se ka përcaktuar vendet dhe sektorët ku ka më shumë për in formalitetin. Prej sektorëve ku është vlerësuar risku më i madh është vlerësuar aty ku dominon paraja e gatshme, ku dominon keshi, ku puna e institucioneve duhet të jetë e përbashkët për me mund me menaxhua. Vlerësohet diku përafërsisht 9 milionë euro humbje që krijohet nga sektori i ndërtimtarisë, vetëm nga puna e pa deklaruar, përfshirja e punëtoreve të cilët nuk janë të deklaruar në sistemin e tatimeve”, tha Imeri.
Sipas tij, ka diskrediton të madh mes sektorit të tregtisë i cili merr kredi më shumë me norma të kthimit të shpejta, ndërsa nuk orientohet se për çka merret kredia që është një rriskë për ATK dhe institucionet tjera.
Kryetari i OEAK, Arian Zeka, ka thënë se pavarësisht vënies nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 të pjesës veriore, në këto zona kontrabanda është duke u rritur.
“Ekonomia jo formale ka qenë një prej preokupimeve kryesore prej bizneseve serioze në këtë vend. Kjo ka ndikuar natyrisht jo vetëm në një konkurrence të pa barabartë por ka ndikuar në shkurtim të hyrave të cilat janë mbledhur për buxhetin e vendit ….Ankesat të cilat i marrim prej bizneseve anëtare vazhdimisht sugjerojnë që ka një prani të madhe të ekonomisë jo formale. Ajo çka kemi vënë re është se gjatë dy viteve të fundit pavarësisht vënies në kontroll të dy vendkalimeve kufitare edhe në pjesën veriore të vendit të njohura si pika 1 dhe 31 kemi vënë re dhe nga informatat që i kemi marrë nga bizneset një rritje të kontrabandës nga kjo pjese e këto produkte natyrisht përfundojnë në pjesën jugore të vendit .”, tha Zeka.
Sipas tij, një pjesë e madhe e këtyre produkteve janë sërish karburante ose produkte të tjera që sjellin përfitim më të madh për kontrabanduesve.
Kestrin Kumonova nga kompania Gekos, ka thënë se gjysma e bizneseve mbesin të pa fiskalizuara e që kjo ndikon në rritjen e normës së infomalitetit.
“Mos fiskalizimi i gjitha bizneseve nga gjitha institucionet përgjegjëse nuk ka pasur një gatishmëri që për tetë vite ta përmbyllin procesin e fiskalizimit. Fiskalizimi është dashur të përmbyllet diku 3-5 vite pas fillimit, mirëpo po hymë në vitin e 9-të dhe fiskalizimi ende nuk është i përfunduar. Aktualisht të fisklizuara janë rreth 26 mijë biznese me diku rreth 34 mijë pajisje fiskale, ndërsa biznese të regjistruara në ATK janë rreth 50 mijë. Diku gjysma e bizneseve janë të pa fiskalizuara dhe kjo sigurisht kontribon në shkallën e lartë të in formalitetit”, tha Kumnova.
Sipas tij çështja e naftëtarëve ka qenë më problematike për tre vite e që problem mbetet mos fiskalizimi i taksive të cilat kanë rreth 6 milionë euro qarkullim, KEDS-i e cila sipas tij është e liruara për lëshim të kuponëve fiskale të energjisë elektrike e të tjera.
Ndërsa, Hyesn Lajçi nga kompania HIP Petrol ka thënë se shifrat e in formalitetit 31.7 % të BPV-së ka të bëjë me in formalitetin është vërtet një shifër shumë e madhe në krahasim me atë që Kosova është një ekonomi shumë vogël, jo konkurrente e pa fuqishme në krahasim me ekonomitë regjionale.
Ai tha se importi i vajrave që përdoret për ngrohjeje po e dëmton ndotjen e po ashtu edhe tregun e naftës.