Inspektorati Policor i Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me involvimin e pjesëtarëve të IPK-së apo PK-së t’i adresojnë tek organet kompetente.
IPK ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ndërmerren masat adekuate duke mos lejuar dëmtimin e imazhit të Inspektoratit Policor si një hallkë shumë e rëndësishme në radhën e agjencive të zbatimit të ligjit.