VV: Ministria e Drejtësisë dhe KGJK-ja ta respektojnë vullnetin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate përshëndet votimin e rekomandimeve nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktivistët që padrejtësisht po mbahen në burg dhe janë dënuar me mbi 21 vjet padrejtësisht e politikisht, pa asnjë fakt dhe vetëm në bazë të indicieve dhe paragjykimeve e insinuatave.

Sipas tyre, kërkesa për debat parlamentar, debati dhe votimi i rekomandimeve, janë në përputhje të plotë me Rregulloren e Punës së Kuvendit e po ashtu me praktikat parlamentare.

“Ne kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë, që të respektojë vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pra të mos ndërhyjë në punën e Kuvendit por t’i kryejë me përgjegjësi detyrat që ia ngarkon ligji dhe Kushtetuta. Ne e thërrasim Këshillin Gjyqësor të Kosovës që me seriozitet e përkushtim të kryejë mandatin e tij kushtetues. I njëjti në vend të reagimeve të pabaza, do të duhej të mos lejonte degradimin e sistemit të drejtësisë, si pasojë e së cilit, aktivistëve politik u montohen raste kriminale”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

Reagimi nga MD dhe KGJK pas miratimit të Rekomandimeve të VV-së për dënimin e aktivistëve të saj.

“Sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, Këshilli Gjyqësor e ka për detyrë të kujdeset që palëve në procedurë të mos u shkilen të drejtat dhe duhet të kujdeset që gjyqtarët të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe jo të dënojnë qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të bindjeve të tyre politike. Aktgjykimi i cili i shpallë aktivistët tanë terroristë, duhet të jetë alarmi i fundit për zgjim të këtij institucioni”, thuhet tutje.

Në reagimin e tyre thuhet edhe:

Në vijim gjeni rekomandimet e miratuara sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës

1.Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 4 Gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit, nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, përjashtuar rastin e Astrit Deharit që do të hetohet veçmas.

2. Të hetohen dhe të gjenden përgjegjësit në hierarkinë e lartë të Policisë së Kosovës, të involvuar për inskenimin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit më 4 gusht 2016 dhe për përndjekjen kriminale të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë rast.

3. Të hetohen dhe të merren në përgjegjësi ligjore të gjithë personat përgjegjës në hierarkinë shtetërore, për përndjekjen e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme