Numri i vetëvrasjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur për gati 10 për qind, pas vdekjes së aktorit Robin Williams në vitin 2014, dhe është vënë re se meshkujt janë ata që kryesisht e kanë marrë vendimin për t’ia marrë jetën vetes, në mënyrë të njëjtë sikurse aktori i njohur hollywoodian, duke u varur me litar.
Kështu u bë e ditur sipas një studimi të bërë së fundmi nga Universiteti Columbia, transmeton emisioni Express në KTV.
Hulumtuesit në Universitetin Columbia, divizioni i shëndetit publik, e ka zbuluar se brenda pesë muajve pas dhjetorit të vitit 2014, janë regjistruar rreth 18.690 vdekje nga vetëvrasja, që është një rritje prej 10 për qind. Studimi në fjalë është publikuar në një gazetë shkencore të titulluar “PLOS One”.
Robim Williams, aktori i shpërblyer me Oscar për filmin “Good Morning, Vietnam”, dhe i cili adhurohej nga masa për humorin e tij, vdiq në gusht të vitit 2014 në moshën 63-vjeçare. Lajmi se ai i kishte marrë jetën vetes i pati shokuar adhuruesit e aktorit anembanë botës.