Në nivel kombëtar 65 persona janë të prekur nga fruthi Një foshnje 8 muajshe ka vdekur si pasojë e komplikacioneve nga fruthi dhe probleme me bronkopneumoninë. Foshnja nga Puka e Shqipërisë prej disa javësh trajtohej në QSUT, ndërsa komplikacionet kanë rezultuar fatale për të. Kjo edhe për shkak se foshnja nuk kishte mbushur moshën për tu vaksinuar me vaksinën tri valente. Në nivel kombëtar 65 persona vijojnë të jenë të prekur nga fruthi, fëmijë dhe të rritur; të cilët nuk janë vaksinuar me MMR, raporton OraNews. Rasti në fjalë dhe fakti që foshnjat pa mbushur 1 vjeç janë prekur nga fruthi detyroi autoritetet shëndetësore të ulin moshën e vaksinës në 9 muajsh. Epidemiologët në institutin e shëndetit publik në Shqipëri kanë bërë të ditur se në nivel kombëtar 65 persona janë të prekur nga fruthi, fëmijë dhe të rritur të cilët vazhdojnë trajtimin mjekësor.