Gripi në Kosovë merr përmasat e epidemisë

Situata e gripit sezonal në vend ka marrë përmasa më të mëdha.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ka shpallur epidemi të gripit, raporton KTV.

Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit në tërë Kosovën janë paraqitur 6.451 raste me grip, duke shënuar dyfishin e të prekurve krahasuar me javën e fundit të janarit.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tregojnë se më të prekurit janë fëmijët nën moshën 5 vjeçare.

Numri i fëmijëve që po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është 130.

Por në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tregojnë se situatë e njëjtë ka qenë edhe muajin nëntor dhjetor të vitit të kaluar, andaj nuk ka nevojë për panik.

Prindërve u këshillohet që fëmijët e prekur nga gripi të qëndrojnë në shtëpi, të rrisin konsumimin e lëngjeve dhe të mbajnë pastërtinë personale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme