Haradinaj takon Senatorin Dole

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Senatorin Bob Dole, i cili sipas Haradinajt i ka dhënë shpresë Kosovës. Haradinaj thotë se Dole ishte zë i fuqishëm në Senatin e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

“Një takim i jashtëzakonshëm me mikun që i qëndroi Kosovës pranë në çdo kohë. Senatori Bob Dole, zëri i fuqishëm në Senatin e SHBA-së për Kosovën, kundër shtypjes së popullit të saj dhe përkrahësi më i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së vendit. Ndamë së bashku të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetëshin e pavarësisë dhe biseduam për proceset e përmbylljes së shtetësisë dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai më tutje ka shtuar se, “SHBA-ja është me Kosovën në çdo hap të saj dhe jemi krenarë për miqësinë e përhershme e vlerat e përbashkëta që ndajmë. Përjetësisht mirënjohës Senatorit Dole që Kosovës i dha shpresën dhe na ndihmoi të jemi krenarë me të”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme