Vdes një nxënës në Suharekë, policia jep detaje për rastin

Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë ka ndërruar jetë sonte rreth orës 17:55 minuta. Polica e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka treguar për rastin, ku edhe e ka cilësuar si vdekje të dyshimit. Sipas Policisë vdekjen e kanë konfirmuar mjekët në Spitalin Rajonal në Prizren.

“Sot, rreth orës 17:55 minuta, një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë, përderisa ka qenë në orë të mësimit nuk është ndier mirë me shëndet dhe me ndihmën e një shoku, në këmbë kanë shkuar në Shtëpinë e Shëndetit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe me urgjencë është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në këtë njoftim policia ka treguar se mjeket në spital e kanë konfirmuar vdekjen.

“Pas pak, një mjek nga spitali ka konfirmuar vdekjen. Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë. Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme