Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vlorë, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 80-vjeçari, i identifikuar si Miti Mitraj, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
Nga hetimet e para është zbuluar se ai kishte shenja dhune nëpër trup.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por po hetohet rasti.
I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij në Selenicë.