Tahiri: Rekomandimet e miratuara në Kuvend, për nga përmbajtja janë në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur i zhgënjyer me miratimet e rekomandimeve në Kuvendin e Kosovës, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, politika ka ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit me këtë veprim.

Në këtë intervistë, ministri Tahiri akuzon liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që sipas tij, hyri në institucione vetëm për t’i përdorur ato për interesa të tij.

“Madje edhe justifikimin për përfshirje në jetën institucionale shtetërore e kishte bërë mbi këto dogmë, duke pohuar se “vetëm po i shton më shumë mjetet në funksion të qëllimeve të tij dhe të grupit që përfaqëson”. Pra institucionet shtetërore për të, janë vetëm një mjet më shumë.

Kështu nëse deri para këtij akti këtë funksion e kryenin gurët, vezët, dëmtimi i pronës publike, protestat e dhunshme në rrugë, tash këtyre mjeteve u shtohet edhe një, Kuvendi i Republikës së Kosovës” është shprehur Tahiri.

Pyetje: Pse konsideroni se janë anti kushtetuese rekomandimet e miratuara dje në Kuvendin e Kosovës?

Ministri Tahiri: Ndonëse miratimi i rezolutave dhe rekomandimeve është përgjegjësi e Kuvendit sipas Kushtetutës, edhe në këtë rast duhet të respektohen disa procedura. Kuptohet që është kompetencë dhe vullnet i deputetëve, po për nga përmbajtja, rekomandimet janë në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Sipas procedurave të parapara me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndër të tjera duhet të shoh këto rekomandime para se të dalin në votim, aspekti i kushtetutshmërisë së tyre. Kjo procedurë enuk është ndjekur ditën e djeshme, përkatësisht Komisioni për Legjislacion, nuk i ka shqyrtuar fare këto rekomandime.

Pyetje: Sipas jush, pse insistuan Lëvizja Vetëvendosje në këto rekomandime?

Ministri Tahiri: Që prej themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje e deri më sot, këtë strukturë dhe konkretisht Albin Kurtin si drejtues të saj e ka karakterizuar trashëgimia e paligjshmërisë. Këtë trashëgimi ai e demonstroi edhe me mënyrën e inicimit të debatit parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, duke marrë mbi vete të drejtën për të kontestuar një sistem të tërë juridik, ndonëse ky sistem i garanton çdo qytetari shkallën e ankesës ndaj vendimeve të gjyqësorit, në rast se vërtetë besohet se ka bazë për të kontestuar vendimet e tij.

Pra, në vend që të bëjnë ankesë tek gjykata e shkallës së dytë, ata insistuan që ankesat e tyre t’i bëjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pyetje: Pse besoni që zgjodhi këtë qasje z. Kurti?

Kjo qasje e tij, nuk është absolutisht diçka aksidentale. Është shprehje e qëndrimit konstant të Albin Kurtit kundër normave dhe parimeve republikane të shtetit të Kosovës. Për të siç duket, më e rëndësishme se shteti, çdo herë ka qenë dhe është “sekti” i tij ideologjik. Nën emrin e manifestit të këtij sekti si dhe kultit të tij personal, Albini vazhdimisht i ka sulmuar institucionet shtetërore, sundimin e ligjit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këto të fundit, për të, kanë pasur rëndësi vetëm për aq sa ka mundur t’i përdorë si instrumente për interesat e tij personale. Madje edhe justifikimin për përfshirje në jetën institucionale shtetërore e kishte bërë mbi këto dogmë, duke pohuar se “vetëm po i shton më shumë mjetet në funksion të qëllimeve të tij dhe të grupit që përfaqëson”. Pra institucionet shtetërore për të, janë vetëm një mjet më shumë. Kështu nëse deri para këtij akti këtë funksion e kryenin gurët, vezët, dëmtimi i pronës publike, protestat e dhunshme në rrugë, tash këtyre mjeteve u shtohet edhe një, Kuvendi i Republikës së Kosovvës. Gjyqësori vazhdimisht ka qenë target i kësaj loje anti-insitutuciononale dhe anti shtetërore nga ana e Albin Kurtit. Kjo qasje shpalosë qëllimin e tij të vërtetë, që ta disfunksionalizoj sistemin juridik dhe instancat që kanë mandat kushtetues për ta ushtruar këtë detyrë, një strategji kjo tejet e rrezikshme për shetin e së drejtës, sundimin e ligjit dhe përpjekjet e vazhdueshme të të gjithë shoqërisë së Kosovës për një rend të mirëfilltë demokratik.

Pyetje: Pas gjithë kësaj, si do të veproni ju me këto rekomandime?

Ministri Tahiri: Rezolutat dhe rekomandimet e Kuvendit, sipas interpretimit të lirë, nuk kanë efekt/fuqi detyruese.

Unë do të mbetem i përkushtuar për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit, për të modernizuar edhe më tej gjykatat dhe për të mundësuar që ligji të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët, dhe vendimet e tyre të jenë të pandikuara nga politika

  1. Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/tahiri-rekomandimet-e-miratuara-ne-kuvend-per-nga-permbajtja-jane-ne-kundershtim-me-rendin-kushtetues-dhe-ligjor-ne-kosov-497990/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme