Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar ushtarët e rënë të Amerikës duke vizituar Varrezat Kombëtare në Arlington, Uashington.
Ai thotë se heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë në Arlington National Cemetery në Washington. Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën. Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
© KOHA.