Osmani: Qeveria Haradinaj me veprime të papërgjegjshme po e dëmton perspektivën evropiane të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëherit është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtare e atij për Intergrime Evropiane, ka thënë se qeveria Haradinaj me veprime të papërgjegjshme ka dëmtuar perspektivën evropiane të Kosovës.

Në një prononcim për Periskopin, Osmani ka thënë se Strategjia për Zgjerim e cila u publikua së fundi nga Komisioni Evropian është një mundësi për Kosovën, megjithatë kjo Qeveri nuk do të arrijë që ta shfrytëzoj.

‘Strategjia për Zgjerim i jep një mundësi Kosovës, por kjo mundësi nuk do te mund te shfrytëzohet nga Qeveria aktuale, e cila jo vetëm qe nuk do te plotësoje kriteret e reformat e kërkuara, por siç po shihet, edhe do te bëje hapa prapa”, ka deklaruar deputetja Osmani për Periskopin.

Sipas saj kjo qeveri nuk do të punojë në përfundimin e reformave, pasi që për qëllim të vetëm ka keqpërdorimin e pushtetit.

“ As reformat ne fushën e sundimit te ligjit e as ato qe kanë të bëjnë me qeverisje e demokratizim, nuk do të mund të kryhen nga një qeveri e cila synim e ka keqpërdorimin e pushtetit për interesa vetanake dhe me veprime te papërgjegjshme bën dëmtimin e perspektivës evropiane te Kosovës”, ka përfunduar Osmani për Periskopin.

Ditë më parë Komisioni Evropian ka publikuar Strategjinë për Zgjerim, në të cilën strategji Kosova është përmendur rreth 11 herë. Kjo strategji është komentuar edhe nga krerët e institucioneve. Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë që BE-ja duhet të flet më qartë për Kosovën dhe jo ta përmend vetëm në një fjali. Edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, pas publikimit të këtij raporti ka thënë se po zhvillohet një politikë favorizuese dhe jo reale./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme