Dy policët e arrestuar për rastin Oliver Ivanoviq, ish-pjesëtarë të MUP-it

Dragisha Markoviq i lindur më 1970 dhe Zharko Jovanoviq, po ashtu i lindur në vitin 1970, janë dy policët e arrestuar në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohen për manipulim të provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, të cilat thonë se dy zyrtarët policorë, kanë qenë pjesëtarë të MUP-it, që janë inkuadruar në Policinë e Kosovës me marrëveshje të Brukselit.

Po ashtu, sipas burimeve, Dragisha Markoviq, është i dyshuar për asgjësim të provave, kurse, Zharko Jovanoviq për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje.

“Më 10.02.2018, në orët e pasdites hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme. Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikatën e Inspektoriatit Policor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme