CIA përgënjestroi informacionet e publikuara nga New York Times sipas kësaj së fundit një shtetas rus, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur i ka zhvatur 100 000 dollarë agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane pas shantazhit se zotëronte informacione kompromentuese për Donald Trump.
Presidenti amerikan është vënë në dijeni disa orë pas përgënjeshtrimit të lajmit.
“Historia e trilluar sipas së cilës CIA-s i është zhvatur 100 000 dollarë është absolutisht e rreme”, konfirmoi ‘Central Intelligence Agency’ në një email dërguar medias. Ky lloj komenti është mjaft i pazakontë për një agjenci që ruan hermetikisht informacionet sekrete.
Ky artikull sjell në vëmendje disa agjentë të CIA-s në përpjekje të vazhdueshme thuajse gjatë gjithë vitit të kaluar për të përfituar nga pala ruse programe të ndërhyrjes kompjuterike të vjedhura nga NSA-ja, agjencia e sigurisë kombëtare amerikane, përcjell Atsh.
Shtetasi rus, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur por që kishte lidhje me botën kriminale kibernetike dhe shërbimet sekrete ruse, sipas gazetës kishte joshur agjentët amerikanë duke i ofruar akses në internet të ‘’këtyre mjeteve” nëpërmjet një rrjeti të errët të quajtur “Shadow Brokers”.