Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta e ka quajtur “njeri pa asnjë qëndrim” kryetarin e Prishtinë, Shpend Ahmetin dhe i është drejtuar atij rreth deklaratave të fundit për Flamurin tek rrethi i Prishtinës, përcjellë GazetaBlic.
Meta me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook” ia ka rikujtuar Ahmetit se atë që e kishte deklaruar në një televizion që “Flamurin te rrethi i Prishtinës e kishin ndërruar qytetarët’, në fakt, sipas Metës, e kishin ndërruar një drejtor komune, dhe dy bashkëpartiak të tij në VV-së.
Meta i ka vazhduar fjalët fyese ndaj Shpend Ahmetit, e madje e ka quajtur edhe një njeri pa-kurrizorë. Deklaratat e Shpendit për flamurin e Kosovës, Meta i konsideron ‘rrafsh e barabar’ si deklaratat e Serbisë e Rusisë.
“Ajo çfarë dua gjithashtu t’a them – është se Kosovarët, s’kanë ndonjë shtet, apo atdhe tjetër rezervë!
Shtet rezervë – Kosovën – mund ta ketë Boiken Abazi i Tiranës – njëjtë sikur që e kanë shtet dhe atdhe rezervë Kosovën edhe udhëheqësit e Listës Serbe. Por jo edhe Kosovarët, të cilët s’kanë as shtet, dhe as atdhe tjetër rezervë. ” – ka shkruar Meta.
Ky është shkrim i tij i plotë i publikuar në “Facebook”:
Shpend Ahmeti (apo njeriu pa asnjë qëndrim) dhe rivendosja e Flamurit të Kosovës, tek rrethi Prishtinës!
1. Për mua, apo nga këndvështrimi im, s’flitet për vendosjen, siç po thuhet në disa raste – „edhe te Flamurit të Kosovës tek rrethi në Prishtinë“ – por, për rikthimin e Flamurit të Kosovës aty, ashtu siç ka qenë para Nëntorit 2013-të“!
2. Rreth deklaratës së Shpend Ahmetit në TV: Shpend, s’është vërtete, ajo çfarë deklarove në një TV: „Se, gjoja, qytetarët e kanë heq nga rrethi, Flamurin e Kosovës“!!!? Kjo është thjeshtë, një gënjeshtër ordinere! Pra, Flamurin e Kosovës, se kanë heq qytetarët e tubuar, një skenë të tillë, se mbanë mend Kosova – ajo që e di e gjithë Kosova, është se, Flamurin e Kosovës, e kanë heq kolegë tuaj halabakë, e piromanë – një Drejtor Komune, i përzgjedhur i yti, dhe dy bashkë partiakë tuaj tjerë të VV-së. Kjo që po them unë, evidentohet shumë saktë, në protokollet e policisë, me emër dhe mbiemër. Dihen edhe botërisht. Siç dihet gjithashtu botërisht, se Shpend Ahmeti është një një njeri pa kurrizor, njëri pa asnjë qëndrim politik, as i majtë e as i djathtë, as liberal e as konservativ, njeri që s’ka përcaktim për asgjë specifike, sikur as për asnjë çështje madhore, kushtetuese, ligjore apo principiele, dhe natyrisht, s’ka qëndrim: As rreth Flamurit të Kosovës, as rreth Simboleve e identitetit dhe rendit simbolik Kosovës. I duhet gjithherë një urdhër, qoftë nga Albini, qoftë nga Dardan Molliqaj, qoftë nga Ramush Haradinaj apo Presidenti Thaqi, përndryshe ky ja fut gjumë, s’ka ky kurriz as karakter politik, për asnjë vendimmarrje, për asnjë hap apo lëvizje – pa ja mbajte dikush dubakun.
3. Ajo çka po provohet përsëri, veçanërisht nga ana e Shpend Ahmetit si një VV-ist, siç e thamë, i pa karakter politik – është vendosja e dy Flamujve tek rrethi Prishtinës, që përkthyer, është vazhdimi i agonisë VV-iste rreth Simboleve, Kushtetutës, dhe Identitetit shtetëror të Kosovës – vazhdim i dikotomisë dhe skizofrenisë politike, tipike për Shpend Ahmetin dhe VV-në: gjithçka „Edhe-edhe“ – që në përkthim i bie „Kosova – edhe është, por edhe s‘është shtet“, rrafsh e barabar, ashtu siç po e thotë edhe Serbia e Rusia: të cilat kur e quajnë Kosovën shtet, ia venë mbiemrin, “shtet i dështuar” – qëndrim ky, që është kryekëput, sikur qëndrimi i amzës “Vetëvendosëse” të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë, i Listës Serbe! Edhe Lista Serbe, kurdoherë që mundet: saboton e nënçmon Simbolet e Kosovës, mohon dhe lëndon, Legjitimitetin, Legalitetin, dhe Lojalitetin ndaj vendit, të “Tri shtyllave”, pa të cilat s’ka shtet funksional!
– Andaj, VV-ista të sotëm, dhe VV-ista të djeshëm: Leni ma këto fore të Zambisë, të Sibirit, Sputnikut e t’dreqit dhe të birit – pash t’Madhin Zot!
Ajo çfarë dua gjithashtu t’a them – është se Kosovarët, s’kanë ndonjë shtet, apo atdhe tjetër rezervë!
Shtet rezervë – Kosovën – mund ta ketë Boiken Abazi i Tiranës – njëjtë sikur që e kanë shtet dhe atdhe rezervë Kosovën edhe udhëheqësit e Listës Serbe.
Por jo edhe Kosovarët, të cilët s’kanë as shtet, dhe as atdhe tjetër rezervë.
p.s. Kush e ka harruar faktin e Qershorit të vitit 1999 – pamjet që u ngulitën në kujtesën e mbarë botës – kur Kosovarët, vetëm 5 minuta pas kapitullimit të Serbisë, u nisën këmbë drejtë Kosovës e drejtë shtëpive të tyre që ishin shkrumb e hi (gërmadha), pa u trembur nga rrugët e minuara dhe nga mungesa e ushqimit dhe strehës – pra, kush ka harruar këtë fakt, apo kush s’ka asnjë pikë karakteri dhe respekti ndaj kalvarit kosovar 100 vjeçarë – mund edhe të mendojë, se ndoshta edhe Kosovarët, llogarisin ne ndonjë shtet rezervë. Por, asnjë edhe një i vetmi njeri tjetër racional e normal.