Ai qe zhvendosur ditë më parë nga vendi para Pallatit të Rinisë.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, tha për KALLXO.com se pritet që monumenti me pamje të re të kthehet në vendin e vet pas pak ditësh.
“Monumenti ende nuk është vendosur në vendin e vet. Vendosja do të bëhet të premten”, tha shkurt Ismaili.
Ai nuk dha detaje rreth pamjes së re të monumentit dhe simbolikës së tij.
“Së bashku me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve kemi vendosë që mos me shpalos detaje në lidhje me monumentin e ri”, shtoi Ismaili.
Monumenti i NEWBORN-it, u largua para ca ditësh nga vendi i tij afër Pallatit të Rinisë.
Për zhvendosjen e monumentit, Ismajli pati thënë se monumenti sipas traditës do të ketë pamje të re dhe të bukur.
“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, pati shkruar Ismaili në ‘Facebook’.