Zëdhënësi i Strache: Ai nuk ka thënë ‘Kosova është Serbi’

Gazeta serbe, Politiko, raportoi sot se zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, që ketë thënë që Kosova është pjesë e Serbisë.

Është zëdhënësi i tij, Martin Glier, që ka thënë se shefi i tij nuk ka thënë se asnjë moment “Kosova është Serbi”, shkruan Krone.at, përcjell Klan Kosova.

“Austria e ka njohur Kosovën si një prej vendeve të para. Austria përkrah perspektivën evropiane edhe të Kosovës edhe të Serbisë. Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, ka thënë Glier.

“Kosova e pavarur është një fakt dhe realitet dhe Austria e ka njohur atë”.

Glier ka shtuar se Strache është i mendimit që të gjendet një kompromis për minoritetin serb në Kosovë, me një status të autonomisë, si shembull Tiroli i Jugut. Sipas tij Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe që të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme