Sipas të dhënave që ka Policia, 196 shqiptarë nga Kosova vazhdojnë të qëndrojë në zonën e konfliktit, nga ta 95 fëmijë dhe 40 gra.
Vrasja e vushtrriasit K.A ka çuar në 75 numrin e kosovarëve të vrarë në luftën që po zhvillohet në territorin sirianë.
Para tij ishte raportuar edhe për shumë kosovarë të tjerë, ndër ta edhe Lavdrim Muhaxheri, për të cilët edhe ishte hapur e pane e në të cilin kishin marrë pjesë edhe anëtarë të BIK-ut.
Ndërkohë, në Siri vazhdojnë të qëndrojnë akoma shumë kosovarë.
Ndryshe, Kosova është ranguar në shtetet me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar ISIS krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve. Kaçaniku ka qenë ‘kampion’ për nga numri i kosovarëve në atë konflikt.
Sipas një grup monitorues rreth 39,000 njerëz, përfshirë 10,507 civilë, janë vrarë në luftën e Sirisë në vitin 2017.