Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shteti ynë përballet me numër të madh të papunësisë.
Shumë studentë të cilët kanë përfunduar studime në universitetet më prestigjioze në botë, në Kosovë vazhdojnë të mbesin si të papunë përderisa shtetet e huaja bëjnë çmos që ata t’i punësojnë. I tillë është edhe rasti i Dren Gashit.
Ai ka studiuar në inxhinieri në Universitetin “Westminster”, në Londër.
Gashi në një postim të tij në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që për nder të përvjetorit të 10 të Pavarësisë, t’i ofrojë atij punë në shtetin e tij, e jo siç shprehet ai, të punojë për shtetet e tjera.
“Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta, Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin e shkretë, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karriget e juaja të mallkuara. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun”, ka shkruar Dreni ndër të tjerash.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur miq,
Edhe një herë si vitin e kaluar u zgjodha studenti më i dalluar në drejtimin e inxhinierisë së ndërtimtarisë ndër 100 student të tjerë të këtij fakulteti në Westminster University. Por ky është vetëm fillimi …
Disa ditë më parë më ofruan bursë në një Universitet tjeter në Londër për të vazhduar studimet në ingjinieri Civile . Por ky është prap vetëm fillimi …
Mora oferta pune në Londër dhe pres të tjera gjithandej jasht Kosoves. Edhe ai do të jetë vetëm fillimi …
Ajo që po mundohem të them është se Kosova jonë e dashur po humb dita ditës të rinj ambicioz, e që janë çels i sukseseve të shteteve të zhvilluara perendimore. Ky është fakt i gjallë, ja unë jam ekzemplar !
E ky nuk është një fillim i mbarë për Kosovën. 10 vite pavarsi, dhe pushteti ka krijuar Çernobil politik. Ka dëbuar në mënyrë pasive të rinj e punëtor në shtete tjera të cilat po rekrutojnë mendjet e reja dhe të ndritura Kosovare.
Të dashur udhëheqës të shtetit,
Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta, Unë dua të kontriboj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemren edhe mendjen. Punoni për popullin e shkretë, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karrikat e juaja të mallkuara. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun.
Sidoçoftë nëse e lexoni këtë shkrim, ndaluni dhe mendoni, ne kemi një shpresë, ajo është rinia e cila me anë të vullnetit të mirë sjell përparim. Shprëndajeni këtë shkrim dua që ta lexojnë të gjithë ata që i thonë vetës patriot ! ! !
Faleminderit familjes për përkrahjen.
Faleminderit zotit që më jep shpirt.
Faleminderit Kosovës që një ditë do të jetë vendi më i zhvilluar në Ballkan. ( optimizëm )
Tash po e qkyej një pulë tNandosit si vetshperblim për arritjen time ë, e rruges për n’shpi do lexoj gorillat që si pamë …
Urime 10 vjetori pak ma heret