Vuçiq në Kroaci, fyhet rëndë nga protestuesit: Nuk jam çetnik, as familjen s’e kam çetnike

Presidenti serb është duke zhvilluar një vizitë në Kroaci, por në Zagreb nuk është pritur edhe aq mirë. Disa njerëz kanë protestuar ndaj prezencës së tij, duke i thënë që të kthehet prapa.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që e ka pasur me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se nuk e ka problem nëse dikush fiton poenë politik duke e sulmuar atë, por ka dashur të sqarojë se “nuk është çetnik”.

“Pashë njerëz me slogane ku shkruhet “mos gënje, kalë”, “çetnik”, “barabë, kthehu në Serbi, por nuk u ndjeva keq. Ata kishin një perceptim të mirë për Presidenten Kitaroviq. Mora vesh se në mesin e tyre ishin disa qindra njerëz. Kjo është normale në demokraci”, ka thënë Vuçiq, transmeton Periskopi.

Më pas, ai ka thënë: “Nuk jam çetnik. Askush në familjen time nuk është çetnik. Nuk kam qenë asnjëherë i tillë. Në luftën e fundit pjesëtarë të familjes Vuçiq janë vrarë. Nuk di që ata kanë marrë pjesë në ndonjë krim.” /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme