Brenda periudhës 2013-2017, numri i nxënësve në shkolla të mesme është ulur për 15 mijë. Kështu thonë të dhënat e Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE).
Në vitin 2013, në shkolla të mesme kishte 85 mijë nxënës, kurse në vitin 2017, ky numër pësoi rënie në 70 mijë. Sipas Darko Spaskevski nga IHSE, prirja e rënies së numrit të nxënësve i faturohet shkakut demokrafik.
Ai bëri të ditur se numri i nxënësve ka rënë në të gjitha komunat në Maqedoni, e jo vetëm në
Bashkinë e Shkupit.
Përveç nxënësve, edhe numri i mësimdhënësve është në rënie e sipër. Në të njëjtën periudhë, numri i mësimdhënësve ka rënë nga 7100 në 7000.
Për fat të keq, të dhënat për këtë hulumtim kishin hasur në pengesa, pasi që në 11 komuna ka patur refuzim për të dorëzuar të dhënat. Por, pas procedurave në Komisionin për qasje në informacione të karakterit publik, të dhënat u dërguan.
Shkollave të mesme u kërkohet që të jenë më transparente në harxhimin e parasë publike. Interesim për këtë gjë duhet të tregojnë edhe prindërit dhe vetë nxënësit.