Edita Tahiri: U bënë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimit të shtetit në këto 10 vjet (Video)

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mendon se Kosova për 10 vjet ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e konsolidimit të shtetit.

Përparim, thotë Tahiri, Kosova ka shënuar edhe në rrugën euroatlantike.
Por, kjo, sipas saj, nuk është e mjaftueshme.

“Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e suksesshme. Ne e kemi fituar luftën mbi okupatorin serb, natyrisht edhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, në krye me SHBA-në. Fakti që sot jemi shtet i pavarur, tregon që e duam dhe e kemi dashur Kosovën, por paslufta dhe procesi i shtetndërtimit ka treguar se idealizimi dhe patriotizmi nuk kanë qenë në nivelin e duhur, ashtu siç ka qenë në periudhën e çlirimit”, thotë Tahiri.

“Mendoj që kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimi të shtetit sovran, të pavarur dhe demokratik. Në vizionin euroatlantik kemi bërë përparime. Por, këto nuk janë të mjaftueshme”, shton ajo.

Tahiri, më tutje, në këtë 10-vjetor të pavarësisë, në mesazhin e saj, ka ftuar politikanët dhe qytetarët e Kosovës që në radhë të parë të vendosin interesin e shtetit, ndërsa interesat tjera t’i lënë anash.

“Politikanët, por edhe gjithë populli i Kosovës, duhet ta kenë të qartë se interesi nacional duhet të jetë i pari, ndërsa interesat tjera të vihen anash. Këtë raport duhet ta ndryshojmë. Pra, duhet interesi nacional para çdo interesi tjetër të ngushtë, e që ka qenë dukuri në këto vitet e pasluftës”, thotë Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme