Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës plenare, e paralajmëruar për të nesër, të enjten, është shtyrë për një ditë tjetër.
Seanca ishte paraparë të mbahej në orën 10:00, por sipas njoftimit është shtyrë për ditë tjetër me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kuvendi ka thënë se me kohë do të njoftojë për mbajtjen e kësaj seance.