Policia e gjen të miturën nga Gjakova, nuk do të kthehet te babai

Nëntëvjeçarja Joana Demiri është gjetur në banesën e motrës së saj në Gjakovë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, përderisa ka shprehur dëshirë që të vazhdojë të jetojë me motrën 21-vjeçare. Babai i saj, Ramë Demiri të hënën e kishte raportuar në polici vajzën të zhdukur, duke pohuar se atë e ka rrëmbyer vajza e madhe, e cila, sipas tij, ishte larguar nga shtëpia disa muaj më parë.

Joana Demiri që nga dita e hënë kishte qëndruar në banesën e motrës së saj. Ajo ka shprehur dëshirë që të mos kthehet më në shtëpinë e babait. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar policia.

“Pas një pune operativo-hetimore nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, e mitura e raportuar si e zhdukur është gjetur. E njëjta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kësaj kohe kishte qenë në përkujdesje të motrës së saj të moshës madhore e cila jeton në një banesë në Gjakovë”, ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga policia e Gjakovës.

Podrimaj tha për Express se e mitura me kërkesën e saj, në praninë e mbrojtësit të viktimave, ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të jetojë me motrën e saj.

Ky prind kishte kërkuar vajzat nëpër shumë vende të Kosovës. Por, të njëjtat kanë shprehur dëshirë që të mos kthehen në shtëpinë e babait të tyre.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme