Bashkimi Evropian s’ka koment për këmbimin e territoreve, së shpejti i fton Kosovën dhe Serbinë në Bruksel

Brukseli nuk po e pranon por as nuk e mohon nëse është në dijeni dhe, po ashtu, a e mbështet idenë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Krejt çfarë deklarojnë në BE është se po punohet me dy Presidentët, atë të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, që pohohet të jetë në dijeni rreth idesë së fundit për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk e ka komentuar aspak këtë situatë. Por, as nuk e mohon një gjendje të tillë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, po punon me dy presidentët për një normalizim gjithëpërfshirës.

“Të dy presidentët kanë treguar angazhim konstruktiv. Strategjia e Ballkanit Perëndimor i referohet një marrëveshjeje të ardhshme ligjore. Zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese është duke vazhduar”, ka shtuar ajo.

Kocijancic ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian shumë shpejt do t’i ftojë të dyja palët për të vazhduar një raund tjetër të bisedimeve teknike në Bruksel që u ndërpre nga Serbia në ditën kur u vra në Veri Oliver Ivanoviq.

Ishte raportuar të premten se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, e ka filluar një aventure të re, atë për ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë, e cila thuhet se fillimisht do të tentohet të kontrabandohet si këmbim territoresh.

Njësoj u shpreh sot edhe Ambasada Amerikane e cila tha se është kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një veprim i tillë sipas tyre më shumë do të shkaktonte problem se sa zgjidhje.

Mësohet se ideja për ndarje, ose ideja për këmbim të territoreve me Serbinë, është duke u përkrahur nga Serbia, Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias./Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme