Pritet aneks-marrëveshje Kosovë–Mal i Zi për zhbllokimin e Demarkacionit

Vizita në Prishtinë e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, duket se ka dhënë rezultatet e para, raporton KTV.

Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar që, në parim, të gjejnë një zgjidhje të re për zhbllokuar kontestin e kufirit nëpërmjet një aneks-marrëveshjeje mes dy shteteve. “KohaVisioni” ka mësuar nga burime të afërta me takimet, se mund të ketë nënshkrime të reja ndërmjet Haradinajt e homologut të tij Markoviq.

Por, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, në një intervistë për KTV-në, thotë se format e marrëveshjes, nuk janë diskutuar ende.

Limaj thotë se pasi të ndodhë kjo marrëveshje ndërmjet dy vendeve, projektligji për demarkacionin do të procedohet për ratifikim në Kuvend. Zëvendëskryeministri kërkon konsensus ndërmjet partive politike në vend për ta ratifikuar demarkacionin në Kuvend.

Limaj beson se kjo do të mund të ndodhë në javën e parë të marsit dhe këtë nuk e sheh si zmbrapsje të Haradinajt në qëndrimin e tij.

Projektligji për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, përcakton se, nëse ka fakte të reja, dispozitat e marrëveshjes mund të ndryshohen dhe plotësohen.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, ishte nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë nga ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij malazias.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme