Pa plotësimin e këtij kriteri, s’ka liberalizim të vizave – Ratifikimi i demarkacionit nuk mjafton!

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nuk garanton liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit. Kjo pasi që sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, ende nuk është parë ndonjë veprim apo vendim konkret nga prokuroritë dhe gjykatat, që dëshmon luftën kundër korrupsionit në nivelit të lartë.

E me mos përmbushjen e këtij kriteri të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, sipas Ehat Miftaraj nga IKD, vendi rrezikon të mbetet e izoluar edhe pas vitit 2020.

“IKD në raportet e saj periodike në vazhdimësi ka informuar publikun por edhe institucionet kompetente lidhur me mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, lirisht mund të thuhet se si rezultat i mungesës dhe guximit se institucioneve të ndjekjës për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë, Kosova tanimë eshtë në një pozitë jashtëzakonisht të pafavorshme në plotësimin e kriterit sa i perket luftimit të korrupsionit. Kosova veqanarisht në tre vitet e fundit, në vend që tërë kapacitetet e saj ti fokusoj në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit të vërtetë, tërë këtë kohë pothuajse e ka shpenzuar në kapjën dhe politizimin e sistemit të drejtësisë, duke vënë në pozita kryesore njerëz më të kaluar të dyshimtë, joprofesional dhe të lidhur me grupe të interesit, të cilët objektiv kryesor kane jo luftimin e korrupsionit por instalimin e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe mbrojtjën e grupeve të interesit dhe politikanëve të fuqishëm kur ata bien ndesh me ligjin. Me një qasje dhe njerëz të tillë në sistemin e drejtësisë, Kosova nuk don të ketë liberalizim të vizave as në vitin 2020”, tha Miftaraj për “Gazeta Blic”

Ehat Miftaraj IKD

Ai ka theksuar se është momenti i fundit kur Institucionet e vendit duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të luftuar korrupsionin.

“Andaj është koha e fundit për reflektimmdhe pastrim të institucioneve të drejtësisë nga individë dhe grupe të caktuara që janë shëndërruar në shërbëtorë të politikës dhe grupeve të interest”, u shpreh Miftaraj, duke shtuar se “zyrtarët e lartë në Bruksel ia kane bërë të qartë Kosovës, se për liberalizim të vizave perveç demarkacionit, kriter është edhe rezultatet konkrete në luftën kunder korrupsionit, me theks te veçantë korrupsionin e nivelit të lartë.”

Ndryshe, demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit janë dy nga 95 kriteret e kërkuara nga BE për heqjen e vizave, çështje këto të cilat mbeten ende sfidë për institucionet e vendit./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme