Kush është shteti që sot e njohur Kosovën?

Listës me 115 shtete të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sot iu bashkua edhe shteti i Barbadosit i cili për nga popullësia është katë herë më i vogël se Kosova.

Bazuar në të dhënat zyrtare të “worldometers”, popullësia e Barbadosit është 286 mijë e 140 banorë, apo katër fish më i vogël se vendi ynë i cili sipas majteve të fundit nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës del t’i ketë 1.816 milion banor.

Megjithatë Babrabdos, është vendi nga i cili kanë prejardhjen disa prej emrave më të njohur në botën e muzikës, sportit dhe artit në përgjithësi. Të tillë janë, këngëtarja e muzikës pop Rihanna, këngëtarja e muzikës R&B Shontell, sportistja Jade Bailey, e cila në vitin 2008 bëri debutimin e saj olimpik duke konkurruar në sprintin 100 metërsh.

Barbados është vendi më i pasur dhe më i zhvilluar në Karaibet Lindore dhe gëzon një nga të ardhurat më të larta për kokë banori në rajon.

Historikisht, ekonomia Barbadian ishte e varur nga kultivimi i kallamsheqerit dhe aktivitetet e lidhura me të. Megjithatë, vitet e fundit ekonomia ka larmishëm në industrinë e lehtë dhe turizmin me rreth katër të pestat e PBB-së dhe eksportet që i atribuohen shërbimeve.

Qeveria e Barbados, drejtohet nga monarku , Mbretëresha Elizabeth II si kreu i shtetit.

Kryeministri i Barbadosit është Freundel Stuart.

Harta e Barbadosit, shtetit që sot e njohu Kosovën
Flamuri shtetëror i Barbadosit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme