Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin R. Salihu 33 vjeç (i njëjti ka përdorur edhe një mbiemër tjetër, mbiemër të cilin e ka edhe në një vendim gjykate), për veprat mashtrim, shantazh dhe prezantim i rrejshëm.
Personi i dyshuar, transmeton Koha.net, ka arritur të mashtrojë, shantazhojë disa qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si i zyrtar policor.
Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të ndryshme të parave nga qytetarë të ndryshëm.
Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatë.