Vajza 13 vjeçare nga Shkupi aborton fëmijën: U përdhunua nga një i moshuar, kurse rasti u fsheh!?

Dje një vajzë 13 vjeçare e përkatësisë rome me iniciale R.I. ka abortuar, pasi ka mbetur shtatzënë si pasojë e abuzimit seksual deri sa ka qenë e strehuar në shtëpinë për përkujdesje të fëmijëve “25 maj” në Shkup, ka njoftuar European Roma Rights Centre (ERRC). Kjo qendër kërkon nga autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë dhe t’i afrojnë kësaj vajze ndihmën e nevojshme mjekësore, të sigurojnë shëndetin e saj fizik dhe psikik dhe të kthehet te familja e saj rome, prej ku është marrë në vitin 2012 për shkak të varfërisë, transmeton Gazeta Lajm.

Më 1 mars të viti 2017, ERRC ka marrë informacion nga prindët e saj se R.I. është zhdukur nga shtëpia për përkujdesje “25 maj”. Autoritetet e këtij institucioni nuk e kanë raportuar rastin në polici ose te prindët e saj. Sipas dëshmisë që ka dhënë 13 vjeçarja para monitorëve të ERRC-së, ajo ëhstë marrë me forcë nga institucioni prej një personi të moshuar i cili e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër. Atje e ka detyruar në akte seksuale dhe punë fizike. Ka arritur të ikë pas 30 ditëve dhe me autobus është kthyer në Shkup ku policët e kanë gjetur në tregun Bit Pazar. Ajo poashtu ka përshkruar se si është marrë paraprakisht është dërguar në ‘kamp veror për fëmijë” në Strugë bashkë me fëmijë tjerë nga shtëpi shtetërore për strehim të fëmijëve. Atje një person e ka dhunuar seksualisht , para se të kthehet në Shkup. Kur u ka treguar të punësuarve për këtë ngjarje ajo është akuzuar se po gënjen dhe se po shpif.

Ky skandal ka impakt edhe ndaj qeverisë, respektivisht Ministrisë për punë dhe politikë sociale, për shkak se institucionet akuzohen se nuk kanë reaguar me kohë. Prandaj, lidhur me rastin ka reaguar edhe ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, e cila ka thënë se vajza në fjalë dhe dy vajza tjera kanë qenë viktima të prostitucionit e jo viktima të dhunës seksuale në strehimoret shtetërore.

Raport për këtë rast ka përgatitur edhe Qendra për çështje sociale.

“Një burrë në moshë është identifikuar si i punësuar në Qendrën për punë sociale I ka marrë nga qendra për strehim dhe i ka dërguar te stacioni i vjetër hekurudhor në Shkup, ku ndaj tyre ka kryer keqpërdorim seksual. Nëna e tyre e ka paraqitur rastin në polici dhe i ka dërguar te gjinekologu, i cili ka konstatuar se vajzat vërtetë kanë qenë viktima të dhunës seksuale”, thuhet në raportin e Qendrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme